Gardisti i cili vrau bashkëshorten mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës është shprehur se krimin e ka kryer pasi kishte dyshime të forta se ajo e tradhtonte.
“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt” tha ai para grupit hetimor.
Arapaj para një dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë” shkruante gardisti.