Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në rrugën e Shëngjinit.
NJOFTIM
Lezhë
Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit , Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
