Bajram Tusha i cili akuzohet për abuzim seksual me një minorene 17-vjeçare ka thyer sot heshtjen duke folur lidhur me raportet e tij me ish-gruan, vajzat, dhe jetën prej beqari që prej 21 vitesh.
Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24” Tusha tha se shkak i ndarjes me ish-bashkëshorten në vitin 1999 ka qenë humbja e respektit. Ai shtoi ka kërkuar të gjejë një partnere, por pa ia dalë me sukses.
Pyetje: Keni marrëdhënie fizike apo telefonike me ish-nusen (e djalit), telefonoheni?
Tusha: Telefonike, ca fizike do ketë me vajzën ju. Unë dje që pardje që e mora në telefon u hodh përpjetë nga gëzimi.
Pyetje: Kur jeni ndarë me gruan?
Tusha: Në qershor të 1999-s jam ndarë me gruan. Bashkëshortja është në Igumenicë. Kush ka qenë shkaku që pas shumë viteve je ndarë nga ish-bashkëshortja?
Tusha: Me një fjalë të vetme: Më humbi respekti?
Pyetje: E kërkove ti divorcin apo zonja?
Tusha: Zonja.
Pyetje: Akuzat janë të rënda?
Tusha: S’dua të di nëse janë gjallë apo vdekur.
Pyetje: Fëmijët çfarë marrëdhënie kanë?
Tusha: Ata thonë me një fjalë “nëna njihet babai nuk njihet”.
Pyetje: Fëmijët kanë marrëdhënie të mira?
Tusha: Jo të tërë. S’i kam ndaluar, atë e kanë nënë.
Pyetje: Ke tentuar që pas 20 qershorit të 1999-s të krijosh lidhje, ose familje?
Në fillim jo sepse kisha vajzat. Më mbrapa jam interesuar, nuk kam gjetur. Jam beqar.
Pyetje: Të dalim te akuzat e rënda. Është një akuzë e rëndë që t’i se pranon. Çfarë e bëri 17- vjeçaren të ngrinte akuza? A i pranon?
Tusha:Unë jo.
Pse je i përfshirë në këtë skandal seksual?
Tusha:Ajo mund të kishte edhe dy vjet e lidhur. Ai (Gentiani) nuk ishte as polic asgjë, ishte një rrugaç, që merrej me drogë pisllëqe, trafik femrash. Ai erdhi e kërkoi. Unë isha si gjyshi i tyre.
