Një 67-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesdite në kryeqytet. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
