Janë pamje të rënda ato që vijnë nga morgu i Tiranës. Siç shikohet edhe në pamjet e publikuara nga Syri.net, trupat e mbështjellë janë vendosur në tokë, pasi nuk ka më vend.
Shifrat e infeksioneve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë njohin vetëm rritje. Ditën e sotme në vendin tonë janë shënuar 836 raste të reja dhe 15 viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 për arsye depistimi.



