Një shqiptar është ekzekutuar në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, Spanjë.
Shqiptari i identifikuar si Trisas u vra ditën e sotme mori të paktën gjashtë të shtëna pushke
Mediat spanjolle shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:00 dhe, sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.
Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo.
I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.
