Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Love Story”, Saimiri zbulon cila nga vajzat e befasoi më shumë natën e parë

21:19 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sajmiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar disa ditë nga nata e prezantimit të “Love Story”, por sekretet kanë nisur të zbulohen një nga një, “zënkat” virtuale po ashtu kanë nisur, por edhe disa emra janë lakuar më shumë se të tjerët gjatë këtyre ditëve. Saimiri, megjithatë, ka kaluar disa ditë më të qeta pas së hënës, ka marrë mbështetje pa fund nga publiku, i ka lënë mënjanë emocionet, si edhe ka pasur kohë të reflektojë për vajzat që i kanë bërë më shumë përshtypje gjatë natës së parë.

Ndonëse secila prej 18 vajzave është prezantuar para princit të “Love Story” me një mënyrë origjinale, pa dyshim, jo të gjitha i kanë pëlqyer Saimirit. Edhe pse ai u ndie i përkëdhelur nga të gjitha, në fund të mbrëmjes, diçka i ka pëlqyer më shumë. Edhe dikush, pa dyshim…

Është ende herët për të përmendur emra dhe Saimiri e ka të vështirë të thotë që tani çfarë dhe kush i ka pëlqyer më shumë, por nga mënyra se si u prezantuan para tij, ai ka krijuar disa simpati.

Nga mikrofoni i “Daily Love Story”, pasditen e sotme, Saimiri tha se tashmë e ka liruar pak veten nga emocionet, por edhe nga vajzat ai ka vënë re të njëjtën gjë: “Sigurisht që emocionet kanë qenë të mëdha nga të gjitha vajzat, sepse ishte nata e parë edhe të gjitha kishin surpriza të ndryshme që më befasuan….”. Megjithatë, shtoi ai, nuk ka dashur që t’ia tregojë publikut që në fillim se cila vajzë është favorite ose cila jo në sytë e tij.

Ama njëra nga vajzat i ka bërë përshtypje në mënyrë të veçantë. Më saktë, mënyra e saj e prezantimit. “Më pëlqeu klipi me Arianën më shumë, sepse është një kërcimtare që kërcen muzikën latine, që e preferoj shumë edhe kishte dalë shumë bukur. Më pëlqeu…”

Princi i “Love Story” është cilësuar si ‘poker face’ nga opinionistja Jerina Lalaj, sepse nuk lë të kuptohet nëse ndonjëra nga vajzat i pëlqeu më shumë se të tjerat.

Megjithëse ai sapo e bëri një hap, apo jo?

befasoi love story sajmiri vajzat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.