Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Publikimi i fotove nga morgu i Tiranës, aktivistja e revoltuar: Opozita s’ka për të korrur kurrë fitore me kauzën e COVID, mbi varre të tilla s’ngrihen dot lapidare pushteti

23:40 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inst mjek ligj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja Brizida Gjikondi ka reaguar tepër e indinjuar për disa foto nga morgu i QSUT-së që janë publikuar nga disa media, ku trupat e të vdekurve janë të shtrirë në tokë. Gjikondi shkruan se këto foto skandaloze nuk duheshin publikuar kurrë dhe se duke shkelur mbi dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve, disa media i kanë publikuar vetëm për politikë me shpesën se opozita mund të vijnë në pushtet. Ajo akuzon drejtorin e morgut se ka bërë “fotoreporterin kob’zi, si i thekur i LSI”-së, ndërsa shton se opozita nuk mund të marrë dot fitore me kauzën e covid  me shpresën se mund të ngre lapidare pushteti mbi varre të tilla.

“Kishte 3 ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori dhe histeri që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashes do dukej lule..Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale.. llahtarisem.. foto nga ambjente morgu?!
Po ku është lumturia këtu ..
Ku është entuziazmi..
Po si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral..
Po pse kështu vihet në pushtet o damlla..
Mirë drejtori i morgut si i thekur i LSI ka bërë fotoreporterin kob’zi, po ju..?!
Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme.. por fitore me kauzën e kovidit skeni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti.
Turp !!!”,  shkruan Gjikondi.

Më herët, në lidhje me foto e publikuara, reagoi edhe Drejtoria e Institutit të Mjekësisë Ligjore duke shprehur indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë, por kanë theksuar se në këtë situatë të mbingarkuar morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

gjikondi Opozita revoltuar varre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.