Pamje të frikshme vijnë nga shtrati i Lumit Osum në Berat këtë të dielë. Uji i lumit është ndotur, ndërsa në anë të tij gjenden bagëti të ngordhura.
Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit.
Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve. Ndotja e lumit Osum ka qenë një problematikë e vazhdueshme që duket se nuk ka marrë zgjidhje.


