Një karburant është grabitur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harold Cakërri”.
Bëhet me dije se janë marrë lekët e xhiros ditore të karburantit.
Shitësi i karburantit është përballur fizikisht me personin që ka shkuar për të grabitur dhe është lënduar në këmbë.
