Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar nga Fushë Kruja pasi akuzohet për dhunë në familje. B.R mësohet se ka dhunuar kunatën e tij.
“Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftimin zyrtar.
