Një person ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik mesditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Krujë.
Ngjarja kë ndodhur në Milot ku viktima është një 40-vjeçare, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë një mjet tip “Trajler” është përplasur me një mjet tip “Opel” , ku si pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur dhe janë lënduar dy persona të tjerë.
