Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Enver Robelli / “Filmi erotik” i Kishës Ortodokse Serbe

21:30 / November 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enver Robelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Enver Robelli

Është kohë pandemie. Është pandemia më fatale në 100 vitet e fundit. Mjekët thonë: reduktoni kontaktet sociale. Dhe çdokush që i ka dy mend në krye thotë: kujdes. Por kjo nuk ju bën përshtypje popëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shumë besimtarëve ortodoksë. Kur vdiq metropoliti Amfillohije, në Podgoricë ngarendën t’ia puthin kufomën plot besimtarë.

Pa maska dhe me buzët gati – thua se po luhej një film «erotik» i Kishës Ortodokse Serbe. Patriarku Irinej ishte po ashtu në Podgoricë. Nuk dihet nëse u infektua aty apo gjetiu, por edhe ky e hëngri. Tash mbetjet mortore të tij janë shtrirë në Katedralen e Shën Savës në Beograd. Kufoma është izoluar me një xham plastik. Besimtarët e guximshëm nuk po arrijnë ta puthin kufomën, por po e puthin xhamin. Njëri pas tjetrit. Gati askush s’bart maskë. Kushte ideale që Zoti Korona, aktori kryesor i filmit «erotik» kishtar serb, të luajë rolin që e di më së miri: t’ua kthejë puthjet besimtarëve të devotshëm me infektim vdekjeprurës.

Ndërsa në Katedralen e Shën Savës po vazhdon orgjia e puthjeve dhe këtë film po e xhirojnë plot kameramanë, gazeta e pavarur “Danas” njoftoi se ka vdekur ish-peshkopi Artemije. Mos pyetni kush e vrau Artemijen. Korona! Dihet.

Enver Robelli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.