Një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Tiranë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shefqet Kuka”, dhe çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
