Ditën e sotme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona. Reagimet kanë qenë të shumta, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, i cili shpreh trishtimin për lajmin e vdekjes së yllit të futbollit.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, shkruan Rama.
