Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Në djall Maradona’, Çlirim Gjata: Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh…

22:19 / November 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Çlirim Gjata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme bota e futbollit mori një lajm të trishtë.  

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare, me futbollistin legjendar të Argjentinës dhe Napolit që mori mesazhe ngushëllimi nga e gjithë bota.

Por për Sekretarin e Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ky lajm “nuk është kaq i trishtë” sa raportohet në media.

Në një status në rrjetet sociale, ai pyet me ironi se kush ishte Maradona, pasi në këto ditë ata që vlejnë më tepër janë njerëzit që njohim të cilët humbin “luftën” me Covid-19.

Statusi i plotë:

Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për vdekjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.

Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.

Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.

A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.

Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.

Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

11:20 / August 30, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.