Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
vendimi është marrë sot, pas gjashtë orë mbledhje të zhvilluar në KED. Konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e gjyqtares Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj.
Ndërkohë, për dy vendet vakante ka lënë në fuqi kandidimin e tre të tjerëve: Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.
