Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Napoli nuk gabon në mbrëmjen e Maradonës, Tottenham fiton me goleadë, kualifikohet Roma

23:58 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
napoli 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roma triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën rumune ndaj Cluj dhe siguroi kalimin për në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës, ndërsa tashmë do të duelojë për vendin e parë me zviceranët e Young Boys.

Ndonëse me shumë mungesa nga formacioni titullar, verdhekuqtë menaxhuan mirë transfertën rumune dhe pas një pjese të parë në barazim pa gola, gjetën avantazhin me autogolin e Debeljuh, para se Veretout të vuloste suksesin nga pika e penalltisë.

Fitore me të njëjtat shifra mori edhe Napoli në shtëpi përballë kroatëve të Rijekës, duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, por pa e prerë ende biletën për në raundin tjetër. Në një mbrëmje shumë të ndjerë për shkak të ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, por edhe napolitane, Diego Armando Maradona, “të kaltrit” zbritën të gjithë në fushë me fanellën me numër 10 dhe emrin e “El Pibe D’Oro”-s mbi shpinë.

Jashtë stadiumit që tani e në vijim do të mbajë emrin e Maradonës, ishin grumbulluar mijëra tifozë që këndonin e ndiznin flakadanë në homazh të ndarjes nga jeta të 60-vjeçarit, ndërsa në fushë ishin Politano dhe Lozano që shënonin për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Gattusos. Tottenham fitoi pa problem me rezultatin e thellë 4-0 ndaj bullgarëve të Ludogorets, ndërsa skocezët e Rangers shpërdoruan avantazhin e dyfishtë ndaj Benficës, pasi nxorën topin dy herë nga rrjeta në minutat e fundit dhe nuk shkuan përtej barazimit 2-2.

Fitore të thellë 4-1 mori edhe Bayer Leverkusen ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, me gjermanët që tani janë vetëm një hap larg kalimit në fazën tjetër. Ndërsa PSV Eindhoven përmbysi grekët e PAOK nga 0-2 në 3-2 dhe u fut plotësisht në garë për kualifikim.

goleade maradonen napoli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.