Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Barcelona” mban një minutë heshtje për humbjen e Maradona-s, reagimi i Messi-t bëhet viral! (Pamjet)

15:28 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lionel mesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Lajmi trondës i cili u publikua fillimisht në mediat argjentinase, u përhap me shpejtësi në mbarë botën dhe humbja e tij na hidhëroi të gjithëve.

Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Ai u përcoll me homazhe të mëdha, ndërsa sot ishte radha e klubit të futbollit “Barcelona” për të nderuar legjendën e humbur.

Para fillimit të seancës stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik formuan së bashku një rreth dhe mbajtën një minutë heshtje për Maradona-n, ndërsa reagimi i Messi-t ishte ai që ra më shumë në sy.

Dy ditë pas vdekjes së Maradona-s, Messi ishte sërish po aq shumë i prekur dhe qëndroi gjatë gjithë kohës i përlotur dhe me kokën ulur.

Kujtojmë se legjenda e futbollit e kishte quajtur më herët Messi-n “trashëgimtarin” e tij.

The minute's silence before training in memory of Maradona 🥺 pic.twitter.com/qIrwgLBqSE

— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.