Të premten në mëngjes, një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur.
Shërbimi zjarrfikës mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia, ku sipas informacioneve nga media greke zougla.gr, viktima është biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.
Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes. Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.
Autorët i kishin vënë zjarrin për ta djegur, ndoshta të gjallë.
