Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Situata e COVID, mjeku Alimehmeti zbulon cila është masa më me impakt në vendin tonë

19:24 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e COVID në vendin tonë duke komentuar masat kufizuese të qeverisë dhe ndikimin që kanë patur ato tek infektimet.

Mjeku tha se masa më e rëndësishme është leja e administratës publike për të vijuar punën nga shtëpia ndërsa ajo më me pak impakt është vënia e maskës në ambiente të hapura.

“Përveç grumbullimit me 10 persona, them se masa më e rëndësishme është “smart working”. Ka kaluar nëpër të, por është një leje për administratën publike se kush ka mundësi punon nga shtëpia apo gjen turne, pra minimizon kohën e qëndrimit në punë. Masa e grumbullimit të 10 persona është masë që ka sens por ku mblidhen këta persona, në rrugë, në zyrë? Duhet ta kemi pak kujdes këtë element. Masa më me pak impakt ishte maska në komunitet, e dinim që nuk ishte masë që funksiononte”, tha Alimehmeti.

Sa i përket vendimit për të vijuar mësimin pjesërisht online që nga 1 Dhjetori, Alimehmeti përmendi komentin e drejtorit të CDC amerikane që thoshte se shkollat nuk konsiderohen si vatër e rrezikshme për përhapjen e infeksionit.

“OBSH, CDC europiane, CDC amerikane  kanë thënë qartë se shkollat nuk janë burim risku. E thënë qartë në të gjitha raportet dhe drejtori i CDC amerikane, të enjten e kaluar dha një intervistë për shtyp dhe tha kush po mbyll shkollat, e bën si rrjedhojë e një përgjigje emocionale, pra jo e bazuar në të dhëna. Nuk janë fëmijët problem, por të rriturit”, tha Alimehmeti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026

Katari dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje të mbrojtjes së ndërsjellë kundër sulmeve të jashtme

11:53 / November 15, 2026

Alarm në Uashington! Mossad paralajmëron CIA-n: Irani mund të godasë Trump dhe zyrtarët e tij

11:44 / November 15, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.