Me 39 vota pro, Këshilli i Bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të klubit të futbollit Vllaznia. Proçedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia.
Pas këtij hapi tashmë do të jetë Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Voltana Ademi të cilët do të ndjekin proçedurat deri në përfundimin e proçesit të privatizimit.