Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Privatizimi i banesave, zbardhet formula. Ja kush përfiton

14:13 / November 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banesat 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur të privatizojë të gjithë apartamentet e dhëna nga Enti Kombëtar i Banesave përpara vitit 2007, si dhe ato të zëna nga qytetarët përpara vitit 2004 por që rezultojnë ende në pronësi të shtetit.  Përmes një vendimi të publikuar tashmë në Fletoren zyrtare Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të marrë çertifikatat e pronësisë, ashtu si dhe formulën përmes së cilës do përllogaritet vlera e objekteve.

Qëllimi i vendimit është finalizimi i procedurave të privatizimit të objekteve të paprivatizuara për 4 tipologji banesash:

Së pasi banesat e ndërtuara me fonde publike nga Enti Kombëtar i Banesave (në vijim, EKB), pavarësisht nëse kanë kaluar ose jo në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore ku ato ndodhen, të cilat, deri në fund të vitit 2007, kanë rezultuar me kontrata të palidhura, si dhe banesat e ndërtuara me fonde publike nga EKB-ja, që rezultojnë me kontrata të zgjidhura e të liruara me vendim gjykate;

Së dyti banesat dhe objektet e kthyera në fond banese, që, me vendime të Këshillit të Ministrave, i kanë kaluar në administrim EKB-së, me qëllim privatizimin e tyre;

Së treti banesat ose objektet e kthyera në fond banese me vendime të organeve të vetëqeverisjes vendore, ato që kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe ato që figurojnë ende në pronësi të shtetit, ku, me autorizime të dhëna nga organet kompetente, janë sistemuar me strehim banorët përpara vitit 2004;

Dhe së katërti objektet që kanë mbetur të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura, përveç rasteve kur me ligj të veçantë janë përcaktuar procedura të tjera për privatizimin e tyre.

Të drejtën për privatizim e kanë të gjithë anëtarët e familjes që rezultojnë në certifikatën e gjendjes familjare aktuale në momentin që fillon procesi i privatizimit. Privatizimi i banesave ose i objekteve të kthyera në fond banese, sipas këtij vendimi, bëhet bazuar në normat e strehimit në fuqi në momentin e privatizimit.

Llogaritja e vlerës së privatizimit (Vp) për objektet që janë kthyer në fond banese, realizohet sipas formulës: Vp = Vb + Vt – Vsh – Vg,

ku: Vb – është vlera e njësisë së banimit që i takon një familjeje/individi, sipas normave të strehimit në fuqi. Vsh – janë shumat që qytetarët kanë paguar për lidhje kontrate provizore me EKB-në. Vt – është vlera e truallit e llogaritur si produkt I sipërfaqes së truallit që i takon njësisë së banimit që privatizohet sipas kuotës së pjesëmarrjes në bashkëpronësi me vlerën e truallit, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për efekt kompensimi të pronës.

Vg – është vlera e grantit të menjëhershëm për individët/familjet që përcaktohen në pikën 1, të nenit 46, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”. Vlera e grantit të menjëhershëm llogaritet sa 10 (dhjetë) % e Vb-së.

banesa Privatizim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.