Në 32-vjeçar mësohet të jetë zhdukur një ditë më parë. Mësohet se ai kishte dalë me shokët për të peshkuar por nuk është kthyer më.
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
