Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mrekulli në Formula 1, Groszhan mbetet 30 sekonda mes flakëve dhe shpëton pa pasoja

08:56 / November 30, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
groszhan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimi i Madh i Bahreinit në Formula 1 sot ka parë përsëri Luis Hemilton të triumfonte duke prerë i pari finishin. Por kjo nuk ishte ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë garë, pasi në Bahrein ndodhi një mrekuulli e vërtetë. Romen Groszhan ka shpëtuar mirë pas një aksidenti të frikshëm që pa makinën e tij të shpërthente në flakë pasi u ça në gjysëm.

Që në xhiron e parë, ai pati një kontakt me një makinë tjetër dhe u përplas me barrierën. Makina u nda në mes dhe shpërtheu në flakë. Për fat të mirë, makina e sigurisë që ndiqte nisjen, ndërhyri me shpejtësi dhe bashkë me komisarët e pistës nisën shpejt shuarjen e zjarrit.

Groszhan qëndroi për rreth 30 sekonda mes flakëve dhe pastaj arriti të dilte nga njëvendshja e tij. Ai u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme, por fatmirëisht nuk ka vuajtur pasoja të rënda nga ky aksident. Sipas pjesëtarëve të skuadrës së tij, ai ka pësuar vetëm disa djegje të vogla në kyçet e duarve dhe këmbëve, ndërsa kishte tronditje normale për aksidente të këtyre përmasave.

https://www.youtube.com/watch?v=7hVpDIcfXQo

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.