Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19/ Dy operacione ndërkombëtare për mbetjet sanitare dhe shitjes së mallrave false. Përfshihet dhe Shqipëria

12:21 / November 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e shtetit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia shqiptare ka qenë pjesë e dy operacioneve ndërkombëtare të Europo, Interpol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese lidhur me hedhjen e kundraligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19 dhe . Si rezultat i këtyre dy operacioneve janë sekuestruar 800 mijë euro asete.

“Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.

NJOFTIMI

Dy Operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese.

1- Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus. Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Tridhjetë vende morën pjesë në operacionin Retrovirus, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:

• 278.291 inspektime të kryera.
• 102 arrestime.
• Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.
• 800.000 € në asete të sekuestruara.
• 22 sekuestrime të mbetjeve.

2- Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara. Kjo veprimtari kriminale ishte bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Në faqet tona” (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Policia e Shtetit, është e vendosur për të punuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.