Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dibra dhe Gjirokastra humbasin nga një deputet në Kuvend, Gjendja Civile informon KQZ-në për lëvizjen e popullsisë

17:04 / November 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dibra dhe Gjirokastra janë dy qarqet e vetme që në zgjedhjet e 25 prillit do të zgjedhin nga një deputet më pak se në zgjedhjet e herëve të kaluara. Drejtoria e Gjendjes Civile ka informuar zyrtarisht KQZ-në për tkurrjen e numrit të popullsisë në këto qarqe, si pasojë e largimit të qytetarëve, kryesisht drejt Tiranës.

Nga formula e përllogaritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si në Dibër, ashtu edhe në Gjirokastër, do të zbritet nga një mandat. Pra, dibranët do të zgjedhin 5 dhe jo më 6 deputetë, ndërsa gjirokastritët, do të votojnë për 4, e jo më për 5 deputetë.

Në këtë projektvendim të KQZ-së, të dy këto mandate që bien për shkak të lëvizjes së popullsisë, i shtohen qarkut Tiranë. Banorët e kryeqytetit do të zgjedhin tashmë jo 34, por 36 deputetë.

Referuar trendit të votave sipas rezultateve të 2017-ës, mandati i djegur në Dibër i ikën Partisë Demokratike, ndërsa ai në Gjirokastër i rrëzohet Partisë Socialiste.

Në Tiranë, sipas parashikimeve, dy mandatet e shtuara ndahen në mënyrë të barabartë, një PD e një PS.

Por lëvizjet e popullsisë dhe ndryshimet në gjendjen civile janë parë me dyshim në Komisionin Rregullator. Muharrem Çakaj kërkon llogaridhënie nga Ministria e Brendshme.

“A impakton kjo në ditën e votimit një zgjedhës që figuron i regjistruar në Tiranë por nuk shkon dot në qendër votimi, pasi i duhet të marrë letër njoftimin në Tropojë, Lushnje apo ku e ka. Në një mbledhje sa më të afërt të kishim prezent personin e nivelit drejtues të gjendjes civile që të na orientojë drejt një fakti të tillë”, – është shprehur ai.

Regjistri përfundimtar i zgjedhësve pritet të botohet në mes të muajit mars.

deputet dibra Gjirokastra popullsise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.