Kristiano Ronaldo për një natë kthehet nga CR7 në CR750. Portugezi ka arritur shifrën mbresëlënëse të 750 golave si futbollist profesionist, duke u konfirmuar si një nga bomberat më të mirë të të gjitha kohëve që nuk ka ndër mend të ndalet, siç tregoi me postimin në rrjetet sociale menjëherë pas fitores 3-0 kundër Dinamo Kiev ku ai shënoi golin jubilar me Juventusin.
“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 buzëqeshje në fytyrat e tifozëve tanë. Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më muundësuan që të arrij këtë numër të pabesueshëm, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi që më kanë bërë që të punoj gjithmonë më shumë cdo ditë. Por mbi të gjitha, faleminderit familjes time të mrekullueshme, gjithmonë e parnishme në momentet më të mira e më të këqija. Etapa e radhës: 800 gola!”, ishte mesazhi i sulmuesit.
Ndër 750 golat e shënuar në karrierë, 450 janë realizuar me fanellën e Real Madrid, 118 me atë të Mançester Junajtid, 102 me të Portugalisë, 75 me të Juventusit dhe 5 me të Sporting Lisbonës.
