Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lezhë/ Trafikonin bomba me telekomandë, dy në pranga

09:07 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bombe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës bën të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Distanca” janë vënë në pranga dy persona të cilët trafikonin bomba me telekomandë. Behet fjale per Mariglen Gruda, 30 vjeç dhe Erol Çiçi, 33 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se dyshohet se do i trafikonin drejt Malit të Zi, ndërkohë që hetimet pritet të nxjerrin në dritë të përfshirë të tjerë persona.

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.