Kryeministri Rama tha sonte se ai nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast kundër medias, kundër memeve. Ai shtoi se ligji dhe nenet që janë publikuar janë vetëm një metarial pune. Madje kreu i ekzekutivit deklaroi se ka kontribuar për shtypin e lirë.
Ai nënvizoi se: “Nuk ndalojmë memet. Është material i shkruar, është një nen që nuk lidhet me memet por është interpretim i gabuar. Bëhet fjalë për montazhe, satira nuk censurohet. Qëllimi ynë s’janë memet. Nuk i kam kuptuar politikanët që kanë probleme me satirën, nuk e shoh si kërcënim apo problem por privilegj. Fakti që të gjithë janë vënë në alarm, është mjaftueshëm për ta sqaruar në proçes, por është larg së qëninë nga Ministria e Drejtësisë, është material pune. Armik i shtypit? Kam një problem, kam qënë aty ky jeni ju, kam kontribuar për shtypin e lirë.”