Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Baton Haxhiu bën parashikimin, tregon çfarë do ndodhë me PD dhe LSI: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit

23:20 / December 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Haxhiu Baton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur sot se Edi Rama do të fitojë mandati e tretë qeverisës.

Në emisionin “As pro, as kundër” Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të jenë së bashku në zgjedhje.

Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të hyjnë në koalicion me njëra-tjetrën para zgjedhjeve. Sipas tij çdo gjë ka përfunduar dhe se dy partitë politike më të mëdha të opozitës do të hyjnë të ndara në garën e 25 prillit me mundësi bashkimi më pas, megjithatë ai është skeptik, pasi siç thotë ai politika nuk ka garanci.

Gazetari më tej shton se Rama dhe PS do dalin fitues në zgjedhje dhe sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.

Debati:

Baton Haxhiu: Gjërat kanë përfunduar të gjitha, jemi në garë zgjedhore. Asnjë opinion i Vencias, asgjë. Edhe LSI nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike. PD është një forcë e madhe politike e cila ka peshën e vet të situatës dhe nuk do rrezikojë situatën e vet me çfarëdo koalicioni. Natyrshëm ka aleatët e vet. Ajo që unë pajtohem me kolegun e LSI, i cili tha se koalicioni i opozitës në të ardhmen do të jetë ai që do të fitojë zgjedhjet. Pajtohen në kuptimin fjalisë që tha. Ky koalicion mund të jetë vetëm i ndarë, por me një mundësi bashkimi pas zgjedhjeve. Por a është kjo e mundshme? Politika nuk jep garanca të tilla. Nuk e di kush e ka ofertën më të mirë për koalicione në të ardhmen. Sa i përket zotit Duka pozicioni më komod si parti politike e ka partia e tij, sepse ka një synim. Nuk është i varur nga financat e të tjerëve, ka një qëllim politik dhe ka komunitetin. Pozicioni i tij nuk krahasohet me asnjë parti tjetër më të vogël.

Robert Aliaj: Me çfarë po thoni ju më duket sikur po thoni që do të fitojë Rama.

Baton Haxhiu: Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS.

Robert Aliaj: E meriton?

Baton Haxhiu: E meriton apo jo është çështje tjetër, atë e vendos votuesi. Nga sondazhet shihet që Rama ka një përparësi të jashtëzakonshme. Shqetësimi te partitë politike duhet të jenë një referencë te gjenerata e re që nuk ka kënaqësi të dalë të votojë.

Robert Aliaj: Unë nuk e shoh sukses këtë Baton që edhe një mandat të tretë PS.

Baton Haxhiu: Një qytetar që merr përgjegjësi nuk është në një listë dhe ai me argumente thotë kush e ka fajin. Për çdo ditë e pështyjmë Shqipërinë. Por, Shqipëria në çfarëdo varianti është më mirë në zhvillim se të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Kritika duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme, por ajo që unë shpresoj është që pushteti i ardhshëm do të ketë një marrëveshje politike.

25 prill baton haxhiu fiton kush
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.