Ish kryebashkiaku i Elbasanit Ëngjëll Dakli ka humbur betejën me koronavirusin. Ai po kurohej në Turqi prej disa ditësh ndërkohë që gjendja ishte përkeqësuar.
Dakli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.
Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.
Ai kishte marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Elbasan me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit”.
