Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: Testimet e shpejta nisin nga dita e hënë

12:20 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Testimet e shpejta në Shqipëri do të nisin nga dita e hënë dhe qeveria ka siguruar 100 mijë copë tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo shtoi se është rritur dhe kapaciteti spitalor në përballimin e pandemisë.

“Sa i përket testit të shpejtë të antigenit kemi siguruar 100 mijë testet e shpejta në kontratën e parë, teste të njohura nga OBSH, që janë të disponueshme në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion të testimit dhe hetimit epidemiologjik.

Testimi do nisë nga dita e hënë në Tiranë fillimisht dhe do jenë epidemiologët që do e kryejnë në vatrat e evidentuara që do vlerësohen prej tyre e kanë rëndësi kyce, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga komiteti teknik.

Nga dita e hënë, fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm në gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

Këto janë strukturat që aktualisht kryejnë testimin e PCR që bëhet dhe sot”.

Sipas ministres, prej 20 dhjetorit testimi i shpejte i antigenit do shtrihet në disa poliklinika e disa qendra shëndetësore në Tiranë e më pas dhe në disa struktura të kujdesit shëndetësor në gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë në komunikimin periodik për masat e marra në vend tha se nuk do kemi muaj të lehtë në vijim në këtë përballje me epideminë.

Sipas ministres, pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojë një numër të caktuar banorë sipas një ndarje që është bërë në funksion të mbulimit të nevojave.

“Prej 20 dhjetorit testet e shpejta do ti vihen në dispozicion spitaleve rajonale për rastet urgjente.

Nga e hëna deri në datë 20 dhjetor është përcaktuar të lihet në funksion të trajnimit të stafeve tona.

Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të testimit, rritjes së kapacitetit, ndërprerjen e zinxhirit dhe duke garantuar sigurinë e këtij testimit të shpejtë”, tha Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.