Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Hasan Pasha/ Nuk e fitoni Qarkun e Dibrës duke hedhur baltë mbi ministren Xhaçka

18:13 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta 768x443 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan PASHA *

Ditët e fundit e gjithë makineria e ndryshkur e Partisë Demokratike, nga Dibra në SHQUP, po sulmon në mënyrën më absurde dhe dashakeqe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Shkëndijat u dhanë nga një “demokrat” që i qërruan emrin në degën lokale të PD-së Peshkopi.

Dolën njëri pas tjetrit individë që nuk kanë moralin as të udhëtojnë drejt Dibrës, jo më të jenë pranë tyre. Ndërkohë ministrja Xhaçka është pranë tyre prej kohësh. Është pranë atyre që u dëmtuan nga tërmeti. Pranë njerëzve të prekur nga pandemia e mallkuar. Pranë personave me probleme ekonomike. Është pranë të zgjedhurve lokal për shtimin e investimeve kudo, nga Ulza në Kala të Dodës.

Performanca e shkëlqyer e Agron Malajt, Ilmi Hoxhës, Lefter Allës dhe Dionis Imerajt, të ndihmuar vazhdimisht nga e deleguara e Qarkut Dibër, Olta Xhaçka, i ka shqetësuar njerëzit e mbetur në Partinë Demokratike të këtij rajoni. Në pamundësi për t’u përballur me zhvillimin investiv të rretheve Dibër, Mat e Bulqizë, tentojnë të baltosin ministren më të suksesshme të Qeverisë Rama.

Sulmi qesharak i grave të mbetura në PD, ndaj një gruaje kurajoze, vizionare, të pakorruptuar, model i qeverisjes është dështim i këtij subjekti politik. Shpifjet, trillimet, akuzat, sajimet, nuk u shtojnë qoftë një votë në Qarkun e Dibrës. Ky fakt ju ka xhindosur, ju ka tërbuar, ju ka bërë të pabesueshëm.

Disa nga akuzuesit fatkeqësisht e kanë origjinën nga Dibra e mençur, me tradita të vyera. Nuk kanë ngulur një gozhdë në këtë zone prej vitit 1990 dhe tani lotojnë për hallet e dibranëve. Një fjalë e urtë e kësaj ane thotë: Dibranët t’i lexojnë letrat në xhep! Pra, mos harxhoni më shumë energji, mos u lodhni më gjatë, mos shpifni më tej. Nuk fitoni në Dibër duke sulmuar ministren Xhaçka!

*Kryetar i PS-së, Bashkia Mat

hasan pasha sulmoni XHACKA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.