Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Emigrantët mund të votojnë me postë për zgjedhjet e 25 prillit, votat do numërohen në KQZ ose në KZAZ. Sa kushton proçesi?

20:54 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe pse parashikohen rrisqe të larta në lidhje me pasurinë e votës, grupi i punës në KQZ kërkon që Diaspora shqiptare të votojë, duke marrë në konsideratë tri mënyra; atë me postë, votimi në konsulatë dhe votimin elektronik. 

Grupi i punës i ngritur posaçërisht për votën e emigrantëve do të propozojë modelin e Kosovës, që është vota me postë, pasi “shprehja e vullnetit” në Kosullatë duket si një mënyrë më e vështirë për shkak të numërit të tyre të vogël. Probleme janë gjetur edhe për votimin elektronik, duke e bërë postën, mjetin më të besueshëm. Për ekspertët e fushës votimi elektronik pasi ai është i pasigurt, pasi rrjeti mund të bjerë pre e ‘hackerave’. 

Ndërkohë sa i përket numërimit të votave janë shqyrtuar dy opsione, kthimi i KQZ në KZAZ. Ndërsa opsioni tjetër është që votat të shkojnë në KZAZ-të e zonave ku emigrantët figurojnë të regjistruar dhe të numërohen aty bashkë me të tjerat. 

Kreu i grupit të punës, Ylli Merkaj, ka afat deri në datën 18 dhjetor për bërë një raport të detajuar për kostot financiare dhe mënyrën sesi do të menaxhohet procesi. Deri më tani parashikohet se vota e një emigranti do të “kushtojë” 22-25 dollarë, megjithatë kjo kosto ende nuk është zyrtare. 

POR SI DO TË REGJISTROHEN EMIGRANTËT:

Emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania dhe më pas të shfaqin interes për të votuar në faqen zyrtare të KQZ-së. Pasi indentiteti i tyre të konfirmohet, emri do të hiqet nga lista në Shqipëri dhe do të vendoset në një regjistër të posaçëm. Më pas fleta e votimit mund të shkarkohet online dhe pasi të plotësohet, mund të niset me postë në Shqipëri.

Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti grupin e punës dhe zbardhi emrat që do të merrën për të mundësuar votën e emigrantëve. 

Emigrantet poste votojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.