Mund të duket e pabesueshme, por një 35-vjeçar në Francë, në Perpinyan, për shkak të mbipeshës, 300 kilogramë, ishte ngujuar prej vitesh në shtëpinë e tij.
Për largimin e Alan Panabier për një ndërhyrje kirurgjikale, transportimi i tij deri në spital rezultoi shumë i vështirë.
Në “operacion” u përfshinë 50 burra, një vinç e madje u shemb edhe një pjesë të murit në ndërtesën ku jeton burri.
Panabier nuk mund të zbresë shkallëve, e as të kalojë përmes kornizës së derës, për këtë u angazhua një ekip i policëve, zjarrfikësve dhe infermierëve.
Mjekët kishin konstatuar se për shkak të mbipeshës i ishte rënduar frymëmarrja dhe po i rrezikohej jeta.
Për fat të mirë evakuimi u krye me sukses dhe Panabier iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Montepelie.
