Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i efektivit të policisë, zbardhet pista ku po hetohet dhe çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

12:20 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fcca528e3015
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstraden Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor.

Dëshmia e familjarëve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi.

Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk ju ka rrëfyer familjareve apo shokëve të tij.

Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës, i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes, dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autoret pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autorëve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës.

Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autoreve të kësaj ngjarje.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autorëve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në ndonjë rrugë dytësore.

Kjo për faktin se nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë superstrades në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, u ekzekutua me armë zjarri pistolete në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vëllait të tij, i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

I moshuari humb jetën pas aksidentit, arrestohet shoferi

14:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.