Ka qenë një nga këngëtaret më të dashura të viteve ’80, por prej 1991 u shkëput nga skena. Brezi i atyre viteve e mban mend shumë mirë këngën “çel si gonxhe dashuria” kënduar nga Nertila Koka dhe Gëzim çela.
Nostalgjia për ato këngë dhe këngëtarët e atij brezi ekziston ende. Po ku ndodht sot ish këngëtarja. Prej vitesh ajo jeton në Suedi me familjen dhe ka rrëfyer për Wake Up në Top Channel jetën e saj.
Këngëtarja nuk ka ndryshuar shumë, duke ruajtur ëmbëlsinë që ka pasur në ato vite. “Më mungon Shqipëria, më mungon çd gjë, lagja ime”, thotë ajo për Orin dhe Islin.
Ajo tashmë ka krijuar një program për ndjekësit e saj në Youtube, “Të gatuajmë me Nertilën”. “është iniciativa e vajzave të mia dhe ka shumë kohë që më thonë”, rrëfen Nertila Koka.
Por krahas pasionit të gatimit Nertila ka përkthyer edhe libër nga suedishtja me autore Ann Helen Laestadius, “Një në dhjetë”.

