Një 60 vjeçar i cili po drejtonte makinën në rrugën e “Fushë-Prezës” ka pësuar arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
A.S ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, pork a pësuar atak kardiak dhe bashkë me makinën kanë përfundur në një kanal në afërsi të Urës së Gjolës.
“Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
