Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Inaugurim në kohë pandemie/ Betimi i Presidentit të SHBA-ve

22:25 / December 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joe biden 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kryeqytetin e vendit kanë nisur përgatitjet për inaugurimin e Joe Biden-it si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Materiali i korrespondentit të Zërit të Amerikës Steve Redisch na sjell detaje se si pandemia do ta ndikojë këtë ceremoni.

Ndërtimi i një platforme në shkallët e Kapitolit…dhe një podium ku do të qëndrojnë personalitet e larta përpara Shtëpisë së Bardhë, tregojnë se ceremonia e inaugurimit të presidentit është fare pranë.

Shumë kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se si pandemia do të ndikojë festimet me rastin e inaugurimit së bashku me betimin e tij si president.

“Nuk ka asgjë që do ta pengojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden të bëjë betimin, të mbajë një fjalim dhe të ketë disa personalitete rreth tij në një ambjent të hapur, në pjesën perëndimore të Kapitolit“.

Lara Brown është drejtoreshë e Shkollës Politike në Universitetit George Washington. Ajo thotë se shumica e amerikanëve që do të ndjekim inaugurimin në televizor do të vërejnë ndryshimin pasi kamerat të përqëndrohen tek audienca.

“Mendoj se ajo që ka më shumë gjasa të shihet janë karriget me hapësirë nga njëra-tjetra, të vendosura në një mënyrë për t’u siguruar se njerëzit janë të sigurt, edhe pse në mjedis të hapur. E marr me mend gjithashtu që edhe maskat do të jenë të detyrueshme”, shton ajo.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara përcakton atë çka thuhet kur bëhet betimi për të marrë zyrtarish detyrën dhe se kur zhvillohet ai. Zoti Biden e di se tingujt e fanfarës së zakonshme do të mungojnë në inaugurimin e tij.

“Supozoj se ndoshta nuk do të ketë një paradë gjigante me rastin e inaugurimit në bulevardin Pensilvania. E marr me mend se do të ajo çka do të shihni do të jenë aktivitete virtuale në shumë shtete përgjatë gjithë vendit, që do të angazhojnë edhe më shumë njerëz se më parë“, tha Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Lara Brown thotë se madhësia e turmës nuk do të jetë problem në inaugurimin e zotit Biden.

“Nuk do ta shohim Presidentin dhe Zonjën e Parë duke vallëzuar në secilën prej ballove të shteteve kryesore. Nuk do të shohim një numër të madh amerikanësh që do të mbushin rrugët duke përshendetur paradën. Kjo do të jetë një periudhë për seriozitet, përmbajtjeje, rigorozitet e qëllim“.

Presidenti Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe sipas njoftimeve ai po mendon të mbajë një aktivitet po atë ditë për të shënuar fillimin e fushatës së tij për garën presidenciale në vitin 2024.

Zoti Biden thotë se ekipi i tij i inaugurimit po përpiqet të jetë sa më krijues për shkak të COVID-19.

“E para dhe më e rëndësishmja është që Amerika të jetë e sigurt, por edhe që t’u jap mundësinë njerëzve të festojnë. Të festojmë dhe të shohim njëri-tjetrin duke festuar”, tha ai.

inagurim kohe pandemie SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.