Futbolli argjentinas është goditur nga një tjetër tragjedi gjatë ditës së sotme, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës. Sot është mësuar edhe lajmi se është ndarë nga jeta Alehandro Sabeja, trajneri i cili në vitin 2014 arriti të çonte Mesi & Co. deri në finalen e Botërorit.
Sabeja, 66-vjeçar, vuante prej një sëmundje në zemër dhe së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar, duke u shtruar në spital pikërisht në ditën kur u nda nga jeta Maradona. Gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit dhe sot ësht dhënë lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të tij.
Ish-mesfushori argjentinas i viteve ‘70-’80, ka qenë për shumë kohë një nga ndihmësit e Daniel Pasarelës, duke qëndruar në krah të tij në skuadra të ndryshme. Në vitet 2009-2011 ka drejtuar Estudiantes duke fituar turneun Apertura dhe pastaj Kupën Libertadores. I mbiquajtur “El Profesor”, nga viti 2011, deri në vitin 2014, ai drejtoi Argjentinën duke e çuar deri në vendin e dytë në Botërorin 2014
