Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Inflacioni/ Konsumi i dobët në nëntor, rriten vetëm ushqimet

12:34 / December 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto ushqimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia Covid -19 ka ndikuar për keq konsumin në vend, duke e kanalizuar blerjet kryesisht tek produktet ushqimore. INSTAT raportoi sot se, Rritja e Përgjithshme e Çmimeve ishte 1.6 për qind në nëntor, dhe 90 për qind e kësaj rritje erdhi nga grupi i produkteve ushqimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2020, krahasuar me tetor 2020 është -0,5 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,44 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin nëntor 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,5 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “Shëndeti” me 0,3 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 13,7 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 4,7 %, “fruta” me 4,3 %, “peshk” me 2,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 2,3 % , “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,2 %, etj.

Krahasuar me muajin tetor 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,3 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,3 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 % secili, “Komunikimi” me 0,1 %./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.