Tre të rinj në Kukës janë vënë në pranga nga policia pasi kryenin aktivitet me kartëmonedha falsë.
Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar shtetasit me inicialet Sh.J., 23 vjeç, U.B., 18 vjeç dhe B.D., 18 vjeç.
Të njëjtat burime bënë me dije se u sekuestruan 8 kartëmonedha 100 euro të falsifikuara.
