Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë i bën Aloe Vera trupit tuaj dhe përse egjiptianët e lashtë e quanin bima e pavdekësisë

16:28 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2017 08 31 at 11.16.40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E njohur për egjiptianët si bima e pavdekësisë dhe për amerikanët indigjenë si skeptri i parajsës, aloe vera ka një seri cilësish shëruese të mrekullueshme – për disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm. Ndoshta keni edhe aloe vera të mbjellë në shtëpinë tuaj, për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët, por a e dinit që aloe vera nuk është e kufizuar për përdorime të tilla tipike dhe është në fakt edhe më dobiprurëse për trupin, kur merret nga goja? Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.

aloe vera plants

Sipas Revistës së Shkencës Mjedisore dhe Shëndetit, aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues. Por kjo nuk është gjithcka që aloe vera mund të ofrojë. Minerale- Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.

Enzima- Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në vecanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Vitamina- Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Por, mbani parasysh, se nuk duhet të mbështeteni vetëm tek aloe vera për nevojat e përditshme të B12. Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.

Aminoacide- Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret./bota.al

Aloe trup Vera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.