Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë realizuar 2620 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 752 raste të reja.
Ndërkohë 545 persona janë shënuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23.072 persona. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë për asnjë rast shenjat dhe t’i drejtohen 127, sidomos në rastet kur është nevoja për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
