Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Estonia ndërton gardh telash me gjemba përgjatë kufirit me Rusinë

21:54 / December 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuf 61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Estonia njoftoi se ka instaluar ndarje telash me gjemba në një seksion prej 8-kilometrash të kufirit të saj me Rusinë, në pjesën e parë të projektit tre-vjeçar të infrastrukturës kufitare.

Vendi Balltik ka nisur prej korrikut projektin e ndërtimit të gardhit 23.5 kilometra prej pikës së takimit të kufirit Estonian-Letonez-Rus në Luhamaa, deri në veri.

Përveç telave me gjemba, vendi anëtar i NATO-s dhe BE ka në plan të ndërtojë gjithashtu rrugë patrullimi dhe të vendosë pajisje mbikqyrjeje në pjesë të ndryshme të kufirit.

“Ka shumë elementë që duhet të shtohen, por gardhi tashmë është ngritur në këmbë,” tha kreu i policisë kufitare estoneze Egert Belitsev, për transmetuesin vendas ERR.

“Sigurisht ndërtuesit hasën në surpriza të vogla por asgjë të pakalueshme. Ndërtimi po ecën me ritme të kënaqshme”, shtoi ai.

Ministri i brendshëm i Estonisë, Alar Laneman vlerësoi zhvillimet si “ndërtim me rëndësi praktike, simbolike dhe politike”, në një kohë kur marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Rusisë janë përkeqësuar që prej aneksimi të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

“Ky është praktikisht kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe NATOs prandaj do të jetë një ndarje kufitare e pajisur me të gjitha mjetet e sigurisë teknike, si për Estoninë dhe për BE”, tha Laneman.

Estonia është i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka një traktat të ratifikuar kufitar me Rusinë, megjithë një marrëveshje kufitare me të në 2005 dhe një tjetër mes dy ministrive të jashtme në 2014. Parlamenti estonez ka refuzuar të ratifikojë marrëveshjen  e ofruar nga Rusia prej një debati të vitit 1920 mes dy vendeve.

estonia gardh kufirit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.