Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Luanët në kopshtin zoologjik të Barcelonës infektohen me COVID-19

23:08 / December 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luanet covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të katër luanët në kopshtin zoologjik të Barcelonës muajin e kaluar janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), konfirmuan këtë javë autoritetet e kopshtit zoologjik.

Ky është një shpërthim i rrallë i konfirmuar i koronavirusit në mes të felinave të mëdha. Shpërthimi i parë ndodhi në kopshtin zoologjik Bronx në muajin prill, kur pesë tigra dhe tre luanë dolën pozitiv ndaj virusit.

Një puma në Afrikën e Jugut dhe një tigër në një kopsht zoologjik në Tenesi po ashtu janë infektuar.

Ashtu si felinat e tjera, edhe luanët e Barcelonës shfaqën simptoma të lehta.

“Është si ftohje për ta”, tha drejtori i kopshtit zoologjik i Barcelonës, Juri Mauri, për televizionin lokal Beteve, duke shtuar se të gjithë luanët janë shëruar që nga ajo kohë.

Katër luanët nuk mendohet se kanë transmetuar virusin tek asnjë vizitor në kopshtin zoologjik.

“Për të marrë virusin, do të duhej të jeni në kontakt shumë të ngushtë (me luanët)”, tha Mauri.

Dy anëtarë të stafit në kopshtin zoologjik po ashtu dolën pozitiv ndaj virusit dhe autoritetet ende po përpiqen të zbulojnë burimin e infeksionit.

Asnjë infeksion tjetër nuk është zbuluar në kopshtin zoologjik.

Përderisa janë relativisht të pazakonta, infeksionet e koronavirusit në mbarë botën janë zbuluar edhe tek kafshët shtëpiake, tek macet dhe tek qentë. Sipas Klinikës Mayo, asnjë kafshë shtëpiake nuk është raportuar se ka ngordhur nga pandemia COVID-19.

COVID-19 infektohen luanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.