Pas lajmit fatkeq për Diego Armando Maradonën që tronditi botën e futbollit, kjo e fundit ka pësuar një tjetër humbje. Gjatë natës së mbrëmshme, legjenda e Italisë, Paolo Rosi ka ndërruar jetë. Ish-sulmuesi, i cili ishte në moshën 64-vjeçare vuante nga një sëmundje e keqe që i kishte prekur pulmonet dhe në këtë formë arriti t’i marrë edhe jetën.
Rosi do të mbahet mend gjatë për Botërorin e Spanjës në vitin 1982 teksa ia doli të udhëhiqte Italinë drejt suksesit duke i shënuar një tregolësh Brazilit dhe më pas Gjermanisë në finale.
Ndërkohë, Rosi ishte edhe fitues i Topit të Artë në vitin 1982, ndërsa sa i përket klubeve pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar me Juventusin, por ka provuar edhe fanellën e Milanit, Peruxhias e Hellas Verona.
