Policia ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të disa protestuesve që dyshohet se kanë thyer rendin dhe sigurinë.
Situata në Tiranë paraqitet kaotike, pasi qarkullimi i mjeteve në zonën e qendrës është bërë shumë i vështirë, protestuesit kanë nxjerrë në rrugë të gjithë kazanët e mbeturinave, ku disave prej tyre i kanë vënë edhe flakën.
