Arrest me burg ka dhënë gjykata për policin Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha.
Ai ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, teksa ka kërkuar të përballet me familjarët e të riut për ti kërkuar falje.
Ai është shprehur se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.
Vrasja e Klodjanit ka shkaktuar një valë protestash jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera.
